Zhduket pa lënë gjurmë i riu shqiptar në Itali

00:32 | 26 Janar 2018
Trina Galanxhi

Rehars Sina, njohur nga miqtë e tij si Rei u zhduk nga banesa e tij në Terni të Italisë.

Sipas dëshmitarëve të të afërmve në policinë lokale, 27-vjeçari ka humbur gjurmët që nga mbrëmja e 22 Janarit.

I riu është i njohur në qytet pasi ka punuar si kamerier në disa lokale, ndërsa fotografia e tij është shpërndarë nga policia, me shpresën se dikush ka dijeni për vendndodhjen e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se i riu kohët e fundit kishte shfaqur probleme dhe se nuk ishte si më parë, pasi ishte mbyllur në vetvete./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme