Google ADS

Zhduket një 12-vjeçare në Durrës, policia kërkon ndihmë

14:16 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Ditën e shtunë në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa rreth orës 13:30 vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme