Prodhimi i mishit shënoi rënie me rreth 4 % dhe arriti në 150 mijë tonë. Por nevojat për këtë produkt në tregun shqiptar janë shumë më të mëdha, që aktualisht plotësohen nga importi.
INSTAT raportoi se përgjatë vitit 2016 u importua mish nga Brazili, Argjentina apo edhe vende të tjera në vlerën e 39 milionë dollarëve, duke shënuar një diferncë të madhe me eksportet që kapën vlerën e vetëm 1mln usd.
Ndërkohë që të dhënat e INSTA tregojnë se tregu i importit të mishit përjetoi një rritje të frikshme përgjatë vitit 2021, duke kapur vlerën rekord të 6.3 mld lekëve ose 51 mln euro, shumë kjo që do ta nxirrte këtë sektor përfundimisht nga kriza.
Kjo sasi prej 51 mln euro, e harxhuar për të blerë mish importi, është më e madhe se e gjithë skema e mbështetjes që Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion të fermerëve këtë vit të vështirë krize.
Nëse këto para do të injektoheshin në sektorin e Bujqësisë, situata do të ishte krejt ndryshe.
“2022 është një vit fatal përsa i përket blegtorisë. Është e pamundur që blegtoria të vazhdojë me këto kushte, përsa u përket imputeve” u shpreh eksperti, Ervin Resuli./gsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...