Kodër Vila ose Kodra e Currilave, simbol i Durrësit tregon masakrën urbane në këtë qytet.
Prishja e gjelbërimit në kodrën që ngrihet afro 98 metra mbi nivelin e detit, për t’ia lënë vendin ndërtimeve të betonta e shkatërroi krejt zonën. Qytetarët durrsakë kujtojnë bukurinë e kodrës, e gjithë zona ishte një park i bukur dhe vend argëtimi.
“Kishte një bukuri natyrore të paprekshme. Pastaj u bë parku Rinia dhe teatri veror ku familjet durrsake shkonin e argëtoheshin së bashku. Me ardhjen e demokracisë ajo zonë u tjetërsua. Nuk lanë pëllëmbë të asaj zone aq të bukur që nuk i vunë kazmën e nuk bënë ndërtesa. Dolën shumë pronarë. Sot ajo është tjetërsuar komplet. I ka humbur bukuria”, shprehet Nexhip Shehu, banor i Durrësit.
Edhe për muzikantin Dhimitraq Llazari, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë janë e vetmja gjë që e lidhin me këtë pjesë të qytetit të tij.
“Vend i preferuar për durrsakët. Sot është për të ardhur keq për Vilën e Partisë, Vilën e Mbretit e kodrën. Sot shoh vetëm pallate të ndërtuara aty…..Në të gjithë atë rrugë nuk sheh më gjelbërim të asaj natyre. Është për të ardhur keq për qytetin e Durrësit, se ajo kodër ka qenë një panoramë e shkëlqyer, simbol i Durrësit. Demokracia pruri shumë transformime”, shprehet muzikanti Llazari.
Rrëshqitjet masive të dheut nisën pas prerjes masive të pemëve në kodër e ndërtimeve në shpatet dhe rrëzë saj, ndërsa investimi për rinatyralizimin e Kodrës së Currilave, me vlerë afro 2 milionë dollarë që u bë në gjysmën e dytë të vitit 2014, rezultoi joefikas.
Kodra më e shtrenjtë në Shqipëri, katër vite pas shpenzimit në të të 2 milionë dollarëve, tani duhet të ishte sërish një zonë e sigurt edhe me gjelbërim. Por rrjetat, betoni dhe pishat e pakta që u mbyllën aty rrëshqitën sërish, duke humbur mes baltës bashkë me faturën e investimit. Tani bashkia kërkon të tjera fonde për të ndalur baltën./tch/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...