Një gjimnaziste nga Librazhdi është zhdukur në rrethana misterioze.
Bëhet fjalë për B. Mana me banim në fshatin Librazhd Katund në Librazhd, nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” e cila ka humbur kontaktet me familjen që të premten e kaluar.
E shqetësuar për fatin e vajzës, nëna e saj, N. Mana, ka depozituar një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.
Familjarët janë të frikësuar dhe mendojnë më të keqen. Ata kanë shpresë tek uniformat blu të cilat kanë nisur kërkimet dhe kanë shpërndarë edhe foton e vajzës, shkruan infoelbasani.al.
Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe nuk ka lënë asnjë informacion para se të zhdukej. Edhe shoqet dhe shokët e saj nuk e kanë parë që nga e premtja.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?