Nëna e dy fëmijëve është larguar nga shtëpia e saj, ndërsa familjarët e kanë shpallur në kërkim.
Sidorela Ramaj, mësohet se ka shkuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në dyqanin e fshatit Zhupan të Fierit, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe ushqime, dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22-vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celular, i cili rezulton i fikur.
Edhe pse është tentuar që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit, njofton TCH.
Ata kanë shpërndarë edhe foton e 22-vjeçares, në tentativë për ta gjetur atë. Ende nuk ka asnjë dyshim nga ana e familjarëve lidhur me largimin e të resë.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...