Google ADS

Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë, familjarët alarmojnë policinë

18:02 | 27 Korrik 2022
KRG

Një 16-vjeçare nga Tirana  është larguar nga shtëpia prej ditës së djeshme.

Ka qenë babai i së miturës që ka bërë kallëzim në polici.

“Më datë 26.07.2022, shtetasi I. K., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij, shtetasja E. K., 16 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme