Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytëzuar kontratën e punësimit në Shqipëri për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.
ABC raporton se gjatë dy muajve të fundit, policia ka ushtruar kontrolle në ato biznese ku këta persona kanë pasur një kontratë pune. Është konstatuar se ata nuk janë gjetur në vendet e tyre të punës, apo në sektorët ku duhet të ushtronin detyrat përkatëse.
Burime nga Policia e Shtetit thonë se bëhet fjalë për rreth 50 shtetas nga Bangladeshi që janë larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së.
Nisur nga ky fakt, policia ka dyshime se shtetasit e huaj e kanë përdorur vendin tonë tranzit, duke u ndihmuar edhe nga siguria që pronarë biznesesh u kanë dhënë atyre për t’i punësuar.
Policia ka gjobitur rreth 100 biznese me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu po hetohet nga struktura të posaçme të policisë, nëse bëhet fjalë për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.
Kryesisht, kërkesat e bizneseve, dorëzuar pranë policisë kufitare për të punësuar bangladeshasit, kanë qenë në fushën e ndërtimit dhe hoteleri-turizëm, si kuzhinierë e kamerierë.
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...