Google ADS

Zhduken dy vajza në mënyrë misterioze

21:04 | 4 Shtator 2018
A. B.

Këtë të martë policia ka bërë publik denoncimin e një dibrani i cili ka kallëzuar tek autoritetet ditën e djeshme, zhdukjen e vajzës së tij dhe të mbesës.

Vajzat janë të moshës 19 dhe 15 vjeçare. Deri më tani policia dyshon se të rejat mund t’i jenë drejtuar Maqedonisë.

“Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61,  banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,” njofton policia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme