Google ADS

Zhbllokohet ngërçi i Këshillit Bashkiak të Korçës

18:01 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Pasi dështoi për 4 mbledhje radhazi, Këshilli Bashkiak i Korçës ka arritur të sigurojë kuorumin e nevojshëm të këshilltarëve për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

Bojkoti i vazhdueshëm i këshilltarëve të djathtë për shkak të kontestimeve të projektit për ndërtimin e bashkisë dhe bibliotekës së re të qytetit, si dhe mungesa e këshilltarëve të LSI bëri që për 4 mbledhje radhazi të bllokohet mes të tjerash edhe fondi i ndihmës ekonomike për 900 familje.

Por këtë herë kjo pengesë është kapërcyer edhe pse vetëm me miratimin e këshilltarëve të PS dhe LSI. Këshilli Bashkiak i Korçës përbëhet nga 41 këshilltarë, prej të cilëve 17 janë nga PS, 8 nga LSI, 12 nga PD dhe 4 të pavarur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme