Zgjidhet kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë

15:36 | 30 Shtator 2020
Arbresh.info

Vincenzo Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter, nga përfaqësuesit italianë.

“Një “fat i mirë” shumë italian për Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Shefi i sapoemëruar i OSCE në Shqipëri. Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të ri, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.

Kujtojmë se kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar./TCH

Të ngjashme