Reparti RENEA do të zgjerohet. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Brendshme pas një marrëveshje të lidhur me policinë gjermane.
Burime për ‘News24’ thanë se përvec një këshilltari gjerman që do të merret me çështjet strategjike dhe një oficer gjerman ndërlidhës ndihma gjermane për policinë shqiptare do të jetë më e madhe.
Brenda repartit RENEA prej rreth 120 efektivësh do të ndërtohet edhe një njësi tjetër e veçantë e drejtuar prej oficerëve gjermanë të cilët do të japin eksperiencën e tyre si në teknologji ashtu edhe në stërvitje. Kjo njësi pritet të inagurohet javën e ardhshme nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur, shkurt RENEA, janë forcat më elitare te Policisë së Shtetit dhe ka në vetvete punonjësit e policisë më të përgatitur. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike.
Kjo njësi e re pritet që të rrisë Rolin e RENEA-s dhe ta aftësojë më tepër këtë repart elitë në ndërhyrjet ndaj elementëve të rrezikshëm kriminalë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...