Zgjerimi në detin Jon me 12 milje, kryediplomati grek: Është e drejta jonë ekskluzive

00:49 | 20 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias deklaron se se institucioni që ai drejton po shqyrton veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.

Në objektivat e qeverisë greke është të përcaktojmë gradualisht, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët, kur nevojitet.

Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Ministria së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera.

Do të ushtrojmë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta”, është shprehur ministri ne nje intervistë për mediat greke./lapsi/

 

Të ngjashme