Pas nënshkrimit të kontratave ka nisur zyrtarisht puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Aktualisht firmat kontraktore kanë punuar në ngritjen e kantierit dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale për menaxhimin e trafikut, ndërkohë që punimet e para janë përqëndruar në heqjen e pemëve.
Sipas drejtuesit të punimeve të një prej firmave kontraktore, në këtë fazë nuk parashikohet devijimi i trafikut.
“Do vazhdojmë me heqjen e pemëve, bimësisë, normalisht me suportin e Bashkisë së Tiranës, si dhe me kasonetën dhe gërmimet masive. Aktualisht do të jetë sensi lëviziës siç është. Thjesht do të punohet me lulishtet, pastaj në fazë tjetër, pasi është rehabilituar zgjerimi besoj do të ketë devijime provizore të trafikut”, – thotë drejtuesi i punimeve, Florjan Dushaj.
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës në 5 kilometrat e parë të saj janë ndarë në 2 lote të ndryshme, ndërkohë që mbikalimi i Kasharit apo siç njihet ndryshe kthesa e Rinasit do të jetë pika fundore për zgjerimin e kësaj autostrade në këtë fazë punimesh.
Kosto totale për këtë ndërhyrje që nis pak pasi kalon kthesën e Kamzës arrin në 3.44 mld lekë apo rreth 34.4 mln euro, me TVSH. Ndërkohë që përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni bën me dije për TV SCAN detajet e projektit, ndërsa shton se synohet përfudimi i punimeve përpara afatit kontraktual.
“Dy kontrata, të cilat kanë një afat 24 muaj është njëra dhe diçka më pak është kontrata tjetër, që është 19 muaj, por mendoj me anagzhimin e kontraktorëve dhe të gjithë aktorëve që marrin pjesë në kët operacion, të jetë diçka që do të realizohet shumë më shpejt. Ndërhyrja konsiston në zgjerimin e një koriser të re, së bashku me një korsi emergjence. Pra, autostrada aktuale që është do të shëndërrohet me 3 korsi lëvizjeje dhe një emergjence për çdo sens lëvizjeje”, thotë Noni. /Telegrafi/
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...