Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka urdhëruar heqjen e të gjitha posterave të partive politike që nuk kanë shënimin ‘prodhuar nën përgjegjësinë ligjore” të partisë përkatëse.
Ka qenë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili ka bërë me dije lajmin duke thënë se posterat do të hiqen brenda ditës së premte të kësaj jave nga policia bashkiake dhe ajo e shtetit.
“Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor”. Urdhërohet policia bashkiake të heqë këto postera. Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektiv të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit”, ka thënë Celibashi.
Ky urdhër do të blejë për të 61 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore të 14 majit. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë