Zgjedhjet Shqipëri: Numërohen mbi 50% të votave, PS 74 deputetë

15:04 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 50% të votave.

Teksa janë numëruar 2736 kuti nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 51% të votave, e ndjekur nga PD me 29.49% të votave dhe LSI me 15.3% të votave, njofton Top Channel.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 74 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 18 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme