Trazirat e përfolura që u shmangën me mos zhvillimin e zgjedhjeve bashkiake në 7 maj dhe anulimin e protestës së opozitës në po të njëjtën ditë, mund të ndodhë të ‘vihen’ në jetë më 18 qershor, apo edhe pas kësaj date.
I ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, presidenti Bujar Nishani thotë se “Kavaja ç’tensionoi një situatë politike që do të prodhonte konflikt”, duke ju referuar vendimit të kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara elektorale kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet bashkiake në Kavajë, të dekretuara për tu mbajtur më 7 Maj. Por kjo nuk përjashton mundësitë që opozita të protestojë edhe në datën e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nëse deri atëherë nuk do të ketë vendosur të marrë pjesë në to.
Ndaj sipas tij nuk mund të flitet për tërheqje, por për një goditje ndaj të ardhmes së proceseve të ardhshme zgjedhore në Shqipëri. Nishani vë në pikëpyetje se si do të jetë situata në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, kur mund të ketë sërish një situatë të ndezur politike, ndoshta me opozitën që do të vijojë protestat. A do të ketë sërish tërheqje të kryeministrit Rama për të shmangur trazira?! raporton Express
Por më problematike në sytë e kreut të shtetit, është mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje. Dhe jo për faktin se nuk është e ligjshme, pasi e kundërta është e vërtetë, por opozitën sipas Presidentin, nuk e bëjnë partitë politike, por vetë qytetarët. E sqarimi që ai jep është ky: “Opozitën e bën një grup njerëzish me politika ndryshe. Opozita është tek individët dhe jo tek partia”. Kështu, Nishani thotë se shumë shqiptarë do të ndihen të papërfaqësuar në Kuvend, pasi 15 partitë e regjistruara për të garuar në zgjedhje, nuk ndajnë idealet e tyre. Edhe më e rëndë është situata post zgjedhore pa opozitën. Nishani thotë se Kushtetuta nuk do t’i japë legjitimitet institucioneve të reja pa opozitën./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...