Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës për zgjedhjet 2025 në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Përmes një video mesazhi, ku fillimisht ka uruar fillimin e vitit të ri, Celibashi shprehet se regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.
“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.
Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.
Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre” thekson Celibashi.
Diaspora do të votojë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të mbahen më 11 maj.
Zjarr në një treg perimesh në Kinë, 8 të vdekur dhe disa të ...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...