Google ADS

Zgjedhjet në Shqipëri: 23 mijë qytetarë me COVID-19 nuk kanë të drejtë të votojnë

08:06 | 25 Prill 2021
A. B.

Qytetarët shqiptarë që janë të infektuar me COVID sot nuk do të votojnë për parlamentin e ri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e ditës së djeshme njoftoi se në total janë 23021 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri.

Por çfarë ndodh nëse të infektuarit shkojnë për të votuar? Kësaj pyetjeje Ilirjan Celibashi iu përgjigj duke thënë se çdo qytetar që do të paraqitet në qendrën e votimit nuk do të kthehet pa votuar, pasi nuk kanë mekanizma për të verifikuar nëse janë të infektuar apo jo, por nëse konstatohen se janë me COVID dhe kanë dalë nga banesa duke thyer karantinën është policia që merr masat sipas aktit normativ.

Gjithashtu në këto zgjedhje nuk kanë të drejtë që të votojnë as shqiptarët që janë kthyer nga Greqia dhe Maqedonia në ditët e fundit, pasi janë detyruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, vendim që ngjalli debat të fortë mes palëve, por Apeli Administrativ e la në fuqi./ db/ Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme