Google ADS

Zgjedhjet në Serbi/ Hasani bën thirrje për të dal në votime, u uron fitoren kandidatëve shqiptarë

21:59 | 15 Dhjetor 2023
K.B

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë, të dielën e 17 dhjetorit.

“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje”, shkruan Hasani në Facebook.

Hasani ka thënë që të votojnë kandidatët shqiptarë për një të ardhme më të mirë.

“Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake”, shkruan ai.

Tutje, ministri i jashtëm shqiptar u ka uruar fitore kandidatëve shqiptarë.

“U uroj fitore kandidatëve shqiptarë”, shkruan Hasani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme