Zgjedhjet lokale të 30 qershorit tërhoqën vëmendjen e mediave të ndryshme në rajonet gjermanisht folëse.
Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushtoi një artikull me titull “Zgjedhje pa kandidatë të opozitës”. Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie, shkruan e përditëshmja gjermane. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të bindnin Partinë Demokratike dhe kreun e saj të mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton që nga shkurti Parlamentin dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e kryeministrit Rama, nënvizon ajo, ndersa e hedh vështrimin edhe tek gjendja e paralizuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Grindja për zgjedhjet lokale në Shqipëri, bojkoti parlamentar i opozitës, si edhe procedura kundër presidentit Meta për shkarkimin nga posti janë shenja të tjera të ashpërsimit të krizës kushtetuese që vazhdon prej muajsh në Shqipëri”, theksohet në artikull.
Shkrimi i gazetës austriake Der Standard mban titullin “Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri”; ai nënvizon se në Shkodër kishte vetëm një kandidat, në një kohë kur opozita i bojkotoi zgjedhjet dhe shumë njerëz qëndruan në shtëpi.
“Zgjedhjet në Shqipëri janë para së gjithash demonstrim besnikërie për parti të caktuara, të cilat të mundësojnë një punë në administratë”, thuhet në shkrim.
Süddeutsche Zeitung flet për “Zgjedhje nën tensione të larta”, thekson se opozita në Shqipëri proteston prej muajsh kundër Qeverisë dhe kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kurse agjencia gjermane e lajmeve, DPA thekson faktin, se në Shqipëri zgjedhjet lokale përfunduan pa incidente të mëdha, duke shtuar megjithate se pjesëmarrja ishte e ulët./tch/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...