Me datë 6 tetor janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Të gjithë shtetasit shqiptar të cilët janë me prejardhje nga Kosova mund të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri ka njoftuar qytetarët se si mund të votojnë nga Shqipëria për zgjedhjet në Kosovë. Kushti është që të keni një prind me prejadhje nga Kosova, apo me shtetësi të Kosovës.
Për ta ushtruar të drejtën e votës, shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të bëjnë menjëherë regjistrimin deri në datën 10 shtator 2019.
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka hapur një qendër thirrjesh për të lehtësuar procesin duke iu përgjigjur pyetjeve të të gjithë qytetarëve që duan të regjistrohen.
Ja njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Regjistrohu dhe voto nga Shqipëria tani nëse je me prejardhje nga Kosova
Në kuadër të fushatës “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova” sot po bëjmë publik një fakt që nuk u është treguar shqiptarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri.
Të gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë dhe kanë një dokument që vërteton se janë me prejardhje nga Kosova, ose që kanë një prind me prejardhje nga Kosova, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet në Kosovë, edhe pa qenë shtetas. Ligjin që e mundëson realizimin e kësaj të drejte, Republika e Kosovës e ka miratuar kohë më parë për t’i dhënë të drejtën serbëve që janë larguar nga Kosova që të bëhen pjesë e proceseve të votimeve në Kosovë.
Në çdo proces zgjedhor në Kosovë institucionet e Serbisë koordinohen që të çojnë në Kosovë me dhjetra mijëra vota me postë nga Serbia të atyre serbëve që nuk e kanë shtetësinë e Kosovës, por që dëshmojnë se janë me prejardhje nga Kosova. Mirëpo, edhe pse nuk është bërë publike më parë, e njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë sot në Shqipëri.
Çdo qytetar që jeton në Shqipëri dhe ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Shqipëri dhe ka një prind që ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Shqipëri dhe ka një prind që ka shtetësinë e Kosovës, ka të drejtën e votës në Kosovë.
Për ta ushtruar të drejtën e votës, shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të bëjnë menjëherë regjistrimin deri në datën 10 shtator 2019. Procesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë, dhe për më tepër, Lëvizja VETËVENDOSJE!
Në Kosovë ka hapur një qendër thirrjesh për të lehtësuar procesin duke iu përgjigjur pyetjeve të të gjithë qytetarëve që duan të regjistrohen. Thirrjet mund të bëhen nga Shqipëria direkt me telefon ose edhe me Viber, apo ËhatsApp, në numrat e telefonit:
+383 45 953 181
+383 45 953 186
+383 49 223 563
+383 49 633 904.
Telefononi menjëherë për t’u sqaruar mbi procedurat e regjistrimit. Për më shumë informacion mund të vizitoni direkt edhe faqen e internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës:
Theksojmë se qytetarët mund ta bëjnë regjistrimin dhe pastaj të votojnë me postë edhe pa qenë shtetas të Kosovës.
Ata që janë shtetas të Kosovës është shumë e rëndësishme të udhëtojnë në Kosovë për të votuar në datën 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata që nuk janë shtetas të Kosovës, por vërtetojnë prejardhjen nga Kosova, duhet të regjistrohen deri në datën 10 shtator për të votuar më tej me postë. Në vijim janë dy rastet e mënyrës së vërtetimit të prejardhjes nga Kosova për ata që jetojnë në Shqipëri:
1. Nëse një qytetar ka lindur në Kosovë, por nuk ka shtetësinë e Kosovës, mund ta vërtetojë prejardhjen nga Kosova duke dorëzuar në internet një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi (certifikatë lindjeje, pasaportë të Ish Jugosllavisë ose UNMIK-ut, letërnjoftim të ish Jugosllavisë ose UNMIKU-t, apo edhe dokumente të tjerë). Ky dokument i Kosovës duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Republikës së Shqipërisë (letërnjoftimi, pasaporta, ose patenta e shoferit).
2. Nësë një qytetar që jeton në Shqipëri, nuk ka lindur vetë në Kosovë, por ka një prind me prejadhje nga Kosova, apo me shtetësi të Kosovës, atëherë duhet të regjistrohet përmes internetit me një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi të prindit (certifikatë lindje, pasaportë të Ish Jugosllavisë, UNMIK-ut, ose Republikës së Kosovës, apo një letërnjoftim të ish Jugosllavisë, ose UNMIKU-t, apo të Republikës së Kosovës, por edhe dokumente të tjerë). Ky dokument nga Kosova duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Republikës së Shqipërisë (letërnjoftimi ose pasaporta, ose patenta e shoferit) si dhe një kopje (fotografi) e certifikatës familjare të qytetarit që jeton në Shqipëri dhe ka prindin me prejardhje nga Kosova.
Regjistrohuni sa më shpejtë të jetë e mundur. Telefononi për më shumë informacion e për ndihmë. Nënvizojmë se afati i fundit i regjistrimit është data 10 shtator. Të bashkuar do ta fillojmë ndryshimin e madh për shqiptarët me fitoren në këto zgjedhje në Kosovë.
Tiranë, 1 shtator 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së