Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme se do të garojë në Vlorë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke hedhur poshtë zërat se ka vendosur të largohet nga ky qytet. Rama tha se ka qenë në Vlorë që prej kohës kur nuk ishte bërë akoma deputet, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë atje deri kur të mos jetë më kryeministër i Shqipërisë, pasi përveç të tjerash është i lidhur me këtë qytet edhe për shkak se është qyteti i origjinës së tij.
“Meqë u përmendën zgjedhjet. Mos hapni llafe që unë nuk do të jem në Vlorë. Mos i hapni këto llafe. Do thoni ju nuk i hapim ne. Por bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë. Lëre pastaj të hapesh edhe portalet nëpër xhepa. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra kryetar i PS. Jam edhe tani që jam kryeministër.
Pastaj kur të mos jem më kryeministër do jem edhe më shumë se do kem kohë të shkoj në çdo cep të Shqipërisë. Se më thonë dil shiko realitetin. Por unë i kam rënë Shqipërisë cep më cep. Kur jam duke folur në telefon në makinë e di kur do më ikin valët. Pastaj do më pëlqejë dhe do kem më shumë kohë të bëj këto metrat rreth Vlorës. Jemi bashkë për ta zbuluar deri në fund këtë bukuri që Vlorës t’i dalë zëri gjithandej si vendi ku mund të shkosh dhe të kalosh ditë të paharrueshme duke shijuar mikpritjen nga njerëzit. Këta njerëz nuk janë të ardhur nga hëna dhe as ata që bëjnë gam gam përditë”, tha Rama.
Rama i ktheu përgjigje skeptikëve për arritjet e qeverisë socialiste duke përmendur heqjen e TVSH, tatim fitimit si dhe premtimin për rritjen e pagave të mjekëve
“Atyre që thonë se u kujtove tani. Unë jam kujtuar edh enë kohën kur zotërote që flet flije gjumë. Të heqësh TVSH, tatimin e fitimit mbi një kategori si ajo e sipërmarrësve të vegjël nuk është një fjalë goje dhe nuk bëhet se do ti, por kur janë krijuar kushtet. Po ashtu të rrisësh pagat e mjekëve, është detyrim i madh, që është bërë më i madh. Pyll pa derra nuk ka, pa patjetër mjekë dhe infermierë që fusin duart në xhepat e njerëzve, por është ky sistem që kemi ngritur nga gremina. Rritja e pagave nuk ka lidhje fare se kemi zgjedhje në prill, por sot janë krijuar mundësitë. Zgjedhjet i fitojmë si me këto dhe si pa këto”, tha Rama./abcnews.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...