Google ADS

Zgjedhjet e 25 Prillit, Rama cakton deputetë dhe ministra në zonat elektorale

17:55 | 8 Shkurt 2021
Arbresh.info

Teksa kërkon të hyjë në histori me një mandat të tretë, Edi Rama po i zgjedh me kujdes kandidatët e tij.

Çdo të hënë, në mbledhjen e shtabit elektoral bëhen bilance, ku objektivi është ruajtja e të gjitha mandateve që PS ka marrë në vitin 2017.

Por në këto mbledhje janë bërë dhe lëvizje të deputetëve dhe ministrave nga zonat elektorale, duke bërë dhe një plan paraprak të listës së kandidatëve.

Kështu, disa ministre që nuk janë aktualisht anëtare të Parlamentit, janë ngarkuar nga Rama në disa zona të caktuara. E tillë, është Anila Denaj. Ministrja e Financave është dërguar për fushatë në qarkun Vlorë, ku edhe pritet të kandidojë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është përgjegjëse për Kombinatin, ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është dërguar për të bërë vota në njësinë 7 në Tiranë.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, pas një angazhimi në Durrës, është rikthyer në Tiranë ku i është lënë si detyrë njësia 4 në kryeqytet.

Në listën e Tiranës, është rikthyer si përgjegjës i Vorës, Fidel Ylli, i cili deri tani ka qenë deputet i Durrësit. Mimi Kodheli nga Kukësi kandidon në Tiranë në njësinë 13, ndërsa në Laprakë do të kërkojë vota Ulsi Manja, i cili në vitin 2017 u zgjodh në Dibër.

Në kryeqytet janë fuqizuar me përgjegjësi elektorale emra të tjerë, si Dallëndyshe Bici, shefe e IKMT-së, dhe Alqi Ballko, drejtor i përgjithshëm i ujësjellësve.

Fryrja e listës së Tiranës ka bërë që vendi të ngushtohet për Blerina Gjylametin, e cila mund të dërgohet në Korcë, në vendin e lënë bosh nga Elisa Spiropali.

Në Elbasan, Taulant Balla ka projektuar si deputetë në zonë të sigurt, Eraldo Xhanin, këshilltarin e tij disa vjecar, i cili po punon për vota në Librazhd, ndërsa në Përrenjas ka prezantuar si kandidata Valbona Hanën, vajzën e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana.

Në Lezhë, krahas Mirditës që mbulon Lindita Nikolla, në krye të listës pritet të jetë për Lezhën Eduard Ndreca, një pedagog që mban postin e kryetarit të partisë, dhe për Lacin po projektohet drejtori jetëgjatë i metrologjisë, Petrit Rama.

Në Tropojë, PS do të guxojë me kandidimin e Ajlin Alfredaj. Ajo ka aplikuar tek portali i PS-së për të qënë deputete, dhe njihet për publikun si 29 vjecarja që është nënë e 7 fëmijëve.

Prurjet e reja në PS, si Lefter Koka dhe Nacip Naco do të jenë pjesë e listave socialiste.

Ndërsa disa opozitarë të rinj, aktualisht kanë marrë konfirmimin e Edi Ramës për të kandiduar në listat e PS, po jo në zonë të sigurt.

Nëse do të duhet të fitojnë, kryesocialisti i ka sfiduar duke i ftuar të mbledhin vota, të kalojnë pragun dhe ta thyejnë listën e socialistëve duke hyrë në zonën fituese.

QARKU TIRANË

Arben Ahmetaj Nj.4

Etilda Gjonaj Nj. 7

Belinda Balluku Nj.6

Fidel Ylli Vorë

Ulsi Manja Nj.11

Mimi Kodheli Nj.13

Etjen Xhafaj Kavajë

Alqi Ballko Nj.1

Dallëndyshe Bici Paskuqan

QARKU ELBASAN

Erald Xhani Librazhd

Albana Hana Përrenjas

QARKU LEZHË

Lindita Nikolla Mirëditë

Eduard Ndreca Lezhë

Petrit Rama Kurbin

QARKU KUKËS

Mimi Kodheli ikën

Ajlin Alfredaj Tropojë

/mv.abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme