Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim vjen me një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar karta e identitetit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “twitter”, ambasadorja shkruan se qytetarët të cilëve iu ka skaduar karta ID duhet të marrin në mënyrë urgjente kartat e reja për të pasur mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike.
“Ju lutem, mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni kartat tuaja të reja të identifikimit *tani* në mënyrë që të votoni në 25 prill”, shkruan më tej Yuri Kim.
Postimi i plotë:
“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja të identitetit në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë, merrni letërnjoftim të ri tani kështu që të mund të votoni më 25 prill”, shkruan ambasadorja Yuri Kim./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...