Zgjedhjet e 14 majit, Meta takim me Berishën në selinë e PD-së

13:17 | 7 Prill 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është drejtuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kryefoltoristin Sali Berisha, në prag të nisjes së fushatës elektorale për 14 Majin.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e vendore.

Takimi i Metës dhe Berishës vjen pak pasi Partia Socialiste dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për çregjistrimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale në bashkinë e Shijakut, me argumentin se Rezart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për 5 vite.

Në dokument sqarohet se një vepër e tillë penale, referuar ligjit të dekriminalizimit, shërben si arsye që kandidati të skualifikohet nga gara.

Partia e Lirisë disa ditë më parë ka publikuar edhe listën me emrat për këshilltarët bashkiakë, megjithatë Ilir Meta deklaroi se në fushatë e takimet e kësaj force politike me qytetarët do të kërkojë mbështetjen e tyre për kandidatët e Partisë Demokratike të dalë nga “Primaret”, njofton TCh.

Të ngjashme