Zgjedhjet do të mbahen me 25 qershor

18:14 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Në marrëveshjen mes palëve është arritur dhe një konsensus përsa i përket futjes së votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.

Nëse palët politike i qëndrojmë këtij angazhimi që kanë shprehur në marrëveshjen e tyre, atëherë shqiptarët mund të votojnë elektronikisht në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2019.

Në marrëveshjen e arritur mes palëve është rënë dakort që reforma zgjedhore të nisë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 25 qershor.

Një tjetër detaj i rëndësishëm për zgjedhjet janë dhe ato të pjesshme të Kavajës, të cilat janë vendosur që të zhvillohen po ashtu në datën 25 qershor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme