Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot me bindje se në zgjedhjet e vitit 2025, Partia Socialiste del e fituar, ndërsa lufta sipas tij bëhet për vendin e dytë.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u pyet nëse PS ndjen konkurrencë nga figurat e reja politike që kanë dalë në skenë, ndërsa u shpreh se “kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste është vetë Partia Socialiste”.
“Kështu të bashkuar bashkë Llapaj-Qorri-Shabani-Shehaj si tringëllim ngatërrohen pak, por nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë. Kundërshtari më i madh i PS-së është PS”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se në zgjedhjet e vitit 2025 luftohet për vendin e dytë.
“Luftohet për vendin e dytë për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse PS është e vetmja forcë popullore, të tjerat janë forca të pjesëve të caktuara të Shqipërisë, por parti popullore është PS. Është punuar shumë dhe punohet shumë për këtë, nuk është diçka që ndodh se del në televizor. Ne bëjmë takime dhe organizime”, tha Rama.
Ndërkohë sipas tij, “lufta për vendin e dytë duket e fortë dhe vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin subjekt”.
Një koment e dha edhe mbi protestat e opozitës dhe mosbindjen civile.
“Nuk janë pjesë e bilancit të qeverisë në këtë fundvit”, tha Rama.
“Sa i përket gabimeve, mund t’ju siguroj që, besoj unë, do kemi bërë, jo një, por më shumë se një, me siguri dhe e them pa asnjë ironi sepse të marrësh kaq shumë vendime sa merren në të gjitha nivelet dhe të gjitha vendimet të mos çalojnë për një arsye apo për një tjetër. Mua nuk më shqetësojnë gabimet që rezultojnë si të tilla kur një vendimmarrje merret me synimin që të bëhet gjëja e duhur. Ajo që është e papranueshme janë gabimet që bëhen me qëllim për të shfrytëzuar fuqinë e vendimmarrjes për të nxjerrë përfitime të tjera. Për këto, secili përgjigjet individualisht ndërsa për sa i përket pastaj vendimmarrjeve që, duke i parë më pas, mendon që mbase nuk ishin në kohën e duhur, mbase nuk ishte në formën e duhur, mbase nuk ishte kjo rruga e duhur, të jesh i sigurt që ka më shumë se një në të gjithë këtë volum pune që bëjmë por në pikturën e madhe unë mendoj që faktet dhe rezultatet flasin vetë”, shtoi Rama.
Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Yamal
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në...
Dashuri, tradhti, ndarje e kurorëzim/Dramat e Showbizzit shq...
Osmani: Vazhdojmë me aktivitete për fuqizimin e Kosovës sovr...
Kosova në hartë si pjesë e Serbisë, Doris Pack i reagon shef...
Anulimi i futurimeve, Aliu: Janë realizuar 46 fluturime ardh...