Partia Socialiste në Shqipëri i jep dritën jeshile propozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve atje për zhvillimin e votimit elektronik në Durrës dhe Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Burime pranë maxhorancës citojnë një letër drejtuar KQZ-së, në të cilën socialistët kërkojnë një tjetër qark, atë të Tiranës për të zhvilluar proces.
Një nga arsyet kryesore sipas të majtëve është për shkak se Tirana nxjerr numrin më të lartë të mandateve. Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votuesit dhe do të krijonte pengesa në proces.
Referuar dokumentit të Partisë Socialiste, argumentohen lehtësira jo vetëm në procesin e votimit, por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar që në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.
Në letër gjithashtu theksohet se Tirana ka jo vetëm infrastrukturën e duhur për të zhvilluar procesin e votimit elektronikisht, por gjithashtu dhe stafin e mjaftueshëm për t’u realizuar.
Nëse nuk premton koha për t’u zhvilluar në tri qarqet, socialistët propozojnë që votimi elektronik të zhvillohet vetëm në Tiranë.
Edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kërkon që Tirana të jetë pjesë e votimit elektronik, si qarku me peshën më të madhe politike dhe elektorale.
Po ashtu sipas shkresës së kësaj partie, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit dhe infrastrukturës rrugore.
Aty theksohet se Tirana ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, i tejkaluar me sukses.
19 tetori është afati i fundit për opozitën për përgjigjen e tyre lidhur me propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./abcnews.al
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...