Kur afati i garës për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm mbyllet të martën në orën 18:00, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja ju bën apel prokurorëve që plotësojnë kriteret për të konkurruar, shkruan Top Channel.
Por çfarë ndodh pas të martës?
“Ne do të bëjmë publike listën e kandidatëve për këtë detyrë dhe menjëherë siç e planifikon vendimi do të përcaktojmë datën dhe orën e seancës dëgjimore me të gjithë kandidatët. Pastaj komisioni ka edhe dy ditë të tjera kohë për të bërë një vlerësim të kritereve dhe të meritës për secilin nga kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare”, thotë Manja.
Nga e hëna hapet “perdja” dhe në skenë futen individë konkretë. Pavarësisht emrave të shumtë të përfolur ditët e fundit vetëm pas të hënës do të shihet se cilët janë prokurorët, që ndryshe nga herët e tjera kësaj radhe do të hedhin vetë dorashkën e sfidës në një garë publike
“Dy ditë janë të mjaftueshme, pasi procedura është shumë e thjeshtë, një jetëshkrim dhe një shprehje interesi”, tha Manja.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...