Pas fitores së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, aktorët kryesorë të politikës shqiptare kanë reaguar sa i takon rezultatit zgjedhor.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e uroi Biden-in duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve Shqipëri – SHBA.
“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet SHBA 2020. Shikoni përpara për të punuar me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me të Shteteve të Bashkuara dhe partneritetin tonë strategjik”.
Po kështu reagoi edhe kryeministri Edi Rama:
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.
“Zgjedhjet në SHBA, që vijnë në një kohë të pazakontë të pandemisë e frikës që ka pushtuar planetin, konfirmuan vullnetin e popullit amerikan për një të ardhme të përbashkët, në emër të vlerave të lirisë, demokracisë, bashkejetesës dhe solidaritetit dhe shënuan sfidën ndaj një të ardhme të pasigurtë për botën. Presidenti i SHBA do të jetë gjithmonë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shqiptarët, cilido qoftë, sepse do të jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, për egzistencën e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës. Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Shqiptarët do e shohin gjithmonë SHBA-në, një shembull të funksionimit të sistemit dhe demokracisë dhe në të njëjtin model do ndërtojnë një të ardhme në emër të këtyre vlerave, duke rrëzuar çdo tendencë autokracie që tenton të rrëzojë themelet e demokracisë në vend”.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...