Një turisti holandez i kanë dalë nga “hundët” pushimet në Shqipëri.
Ai ka rënë pre e një vjedhje të ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku ai ishte akomoduar në Spille.
Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer makinën, duke vjedhur para dhe çdo gjë tjetër me vlerë që kanë gjetur brenda.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se shtetasi nga Holanda, 54-vjeçari me iniciale E.D., ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Rrogozhinës, pasi ka lajmëruar më parë në numrin e emergjencave.
Ai ka deklaruar se rreth orës 19:00, kur po kthehej nga plazhi bashkë me gruan e tij, kanë parë që xhami i makinës së tyre ishte i thyer. Makinën e kishte parkuar vetëm pak metra larg bregut të detit, në parkingun e një lokali, të cilin e ka frekuentuar gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Shqipëri.
Fillimisht ka dyshuar për ndonjë incident të mundshëm, por pasi ka kontrolluar brenda saj, ka parë që mungonin paratë, telefoni dhe kartat e tij të bankës. Menjëherë ka kuptuar se bëhej fjalë për një vjedhje dhe ka telefonuar në numrin e emergjencave.
NGJARJA
Falë masave të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, kryesisht në drejtim të parandalimit të krimeve kundër pronës, këtë vit duket se nuk janë regjistruar shumë vjedhje. Megjithatë, krime të tilla nuk kanë munguar, kryesisht në zonat bregdetare, ku pre e hajdutëve janë më së tepërmi pushuesit e juaj dhe ata nga Kosova.
I tillë është edhe rasti i turistit holandez, i cili bashkë me gruan kishte zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushime. Pas dy ditësh, 54- vjeçari do të largohej nga Shqipëria, por duket se një incident në plazhin e Spillesë i ka lënë shije të hidhur në ditët e tij të fundit të qëndrimit.
Persona të paidentifikuar i kanë thyer makinën duke i vjedhur 1200 euro, një smartphone “Samsung Galaxy”, si dhe kartat e bankës. Policia tha dje se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke filluar nga verifikimi i disa gjurmëve të gishtave që janë konstatuar në makinën e turistit holandez. /albeu.com
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...