Afati për grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura është zgjatur deri më 20 shtator, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Shqipëri.
Urdhri është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu edhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Vendimi
“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.
URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...