Komisioni i Sigurisë me votat e mazhorancës ka vendosur t’i thotë po kërkesës së Ministrisë së Brendshme për të zgjatjen e afatit për dorëzimin e armëve në Shqipëri.
Derisa afati i fundit i lënë nga Ministria e Brendshme ishte fundi i muajit prill, Komisioni vendosi shtyrjen deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Deputeti socialist Pirro Lutaj u shpreh në Komision se “rezultatet deri tani kanë qenë mbresëlënëse. Janë dorëzuar vullnetarisht shumë armë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë publike”.
Ndërsa, deputeti Qefalia tha se janë rreth 1400 armë të dorëzuara vullnetarisht.
Nisma për dorëzimin e armëve në polici parashikon të mos ndiqet penalisht askush nga banorët që e dorëzon vullnetarisht.
Ndryshe, seanca e sotme ishte e fundit për këtë legjislacion e komisionit të sigurisë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...