Google ADS

“Zero tolerancë ndaj tentativave për intimidimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhje”, Meta takon amabsadorët e OSBE dhe BE në Tiranë

11:38 | 10 Mars 2021
Arbresh.info

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar takime me ambasadorët e OSBE dhe të BE në Tiranë, ku mësohet se kanë diskutuar për procesin zgjedhor dhe afatin e kartave të OD.

Meta tregon se ka u ka bërë me dije se do të ketë zero tolerancë ndaj tentativave për intimidim apo pengim të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi Soreca.

I informova rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19.

Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit.

Vlerësova mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill.

Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme evropiane”, shkruan Presidenti Meta.

Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, March 10, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme