Presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky sot do t’i drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë në orën 13:00.
Ndërkaq, një ditë më parë sipas një njoftimi u tha se për shkak të presidentit ukrainas seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të shtyhet nga ora 11:00, për në orën 13:00.
“Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ti drejtohet Kuvendit , do të zhvillohet nesër, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00”, thuhet në njoftim.
Zelensky edhe më herët i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës, që është sulmuar nga Rusia që prej 24 shkurtit. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...