Presidenti Volodymyr Zelenskiy falënderoi Presidentin serb Aleksandar Vuçiç të mërkurën për mbështetjen e tij në luftën dyvjeçare të Ukrainës kundër agresionit rus, ndërsa u zotua se Kievi do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.
Presidenti Vuçiç, i cili u takua në Shqipëri me udhëheqësin ukrainas gjatë një takimi të vendeve të Evropës Juglindore, ofroi ndihmë të mëtejshme humanitare dhe tha se beson se “vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet diplomatike mund të sjellin paqen”.
Përmes një postimi në Instagram, zoti Vuçiç gjithashtu falënderoi Ukrainën, një nga vendet e pakta që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Në një postim në rrjetin X, Presidenti Zelenskiy “vuri në dukje rëndësinë e rolit të Serbisë” në zbatimin e planit të Ukrainës, i cili kërkon tërheqjen e trupave ruse dhe rivendosjen e kufijve të vitit 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Presidenti Zelenskiy tha se kishte diskutuar me homologun serb lidhur me “sfidat politike dhe të sigurisë në Evropën Lindore”.
Vitin e kaluar, një dokument i klasifikuar i Pentagonit thoshte se Serbia kishte rënë dakord të furnizonte me armë Kievin ose e kishte furnizuar atë, pavarësisht se Beogradi kishte deklaruar neutralitetin lidhur me luftën në Ukrainë. Serbia ka refuzuar të vërë sanksione ndaj Rusisë, me të cilën ka lidhje tradicionale.
Presidenti Vuçiç tha në komentet e tij se duhen patur parasysh lidhjet sllave mes Serbisë dhe Ukrainës.
Refuzimi i Ukrainës për të njohur Kosovën, tha ai, e bën atë “një nga vendet e pakta që mund të flasin për integritetin territorial, sepse nuk shkeli integritetin territorial të dikujt tjetër, si shumica e të tjerëve”./voa
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...