Pedagogu i shkencave politike, Fitim Zekthi e ka cilësuar si propagandë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, që nisi dje nga Partia Socialiste. I ftuar në studion e ABC Live, Zekthi theksoi nuk ka vend në botë që deputetët fusin emra në zarf për kreun e shtetit.
Sipas tij, kryeministri Rama po përpiqet të tregojë një proces transparent, por nuk është kështu. Zekthi beson se presidenti i ri nuk do të jetë partiak, por që do të mbrojë interesat e partisë në pushtet.
“Është procesi më i mbyllur. Në dukje fshihet e gjithë propaganda për të shndërruar në qesharake procese kaq themelore. Më mirë të shkohet me ndershmëri ndaj një procesi të njëanshëm të PS sesa të bëjnë këto kamuflazhe me zarfe. Nuk ka vend në botë që deputetët të fusin emra në zarfe, vetëm në lotari ndodh kjo. Nëse kjo shumica ka ndërmend të jetë transparente nuk është kjo rruga, duhet të ishte diskutim.
Është përcaktuar identikiti. Do të vendoset një persit që do të shitet si zgjidhje e re. Këta do të bëjnë një proces, mund të jetë një zonjë, një figurë që për publikun do të duket i paanshëm dhe nuk do jetë gjë tjetër që sido që të vijë puna do të mbrojë interesat e shumicës. Do të jetë pak më i moderuar, por do të mbrojë interesat e partisë në pushtet.
Nuk jam kundër një presidenti partiak, por mjafton të jetë jo i krahut radikal dhe të vrazhdë. Ne kemi pasur presidentë partiakë që kanë vendosur aty interesin e tyre personal dhe të partisë.
Do të jetë një figurë e tillë që nuk do të ngjajë me presidentët e kaluar, por në pamje thelbësore do të jetë një president që do t’i shërbejë interesave të partisë”, deklaroi Zekthi.
“Në krye të shtetit do të jetë një president shumë i dobët, i cili nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë presion mbi qeverinë”, shtoi Zekthi më tej. g.v/abcnews.al
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...