Jo vetëm televizionet italiane, por së fundmi edhe ato gjermane kanë shfaqur interes për situatën politike të krijuar në Shqipëri. Gazetarë të ZDF-së gjermane kanë mbërritur në Tiranë ku janë informuar nga afër për gjithçka ka ndodhur në vend. Kronika e tyre nis me situatën në Unazën e Re, ku mijëra shqiptarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i lënë vendim zgjerimit të autostradës.
“Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë”,- thuhet në kronikën e televizionit gjerman.
Problemin e sqarojnë edhe vetë banorët, të cilët thonë se nuk e dinë ku do shkojnë.
“Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”,- thotë një grua.
“Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”,- thotë një tjetër banor.
Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.
Pjesë e kronikës është bërë edhe gazetarja e Neës 24, Klodiana Lala , e cila ka publikuar në media pjesë përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blerë vota në zgjedhjet e fundit duke përdorur pjesëtarë të bandave mafioze.
“Unë kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet”,- thuhet në njëra nga bisedat e përgjuara.
Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.
E nisur nga këto përgjime, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, e gjuajnë edhe me vezë në Parlament.
Më tej në kronikë thuhet se në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.
“Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.
ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...