Google ADS

Zbulohet vila për kultivimin e kanabisit në Fier

11:15 | 15 Shkurt 2023
A Z

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila” është zbuluar në Fier një vilë trekatëshe që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar në flagrancë pronari i vilës, banues në Dërmënas i cili kishte përshtatur pesë dhomat e njërit kat për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

Policia ka sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar.

Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon dhe hetimi pasuror ndaj pronarit të vilës./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme