Policia e Fierit ka arrestuar këtë të mërkurë katër pronarët e dy lokaleve dhe një hoteli në Fier, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e veprimtarisë së prostitucionit.
Policia ka bllokuar gjithashtu tre ambientet të cilët përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm.
Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe tetë shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për shtetasit: N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”, N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Kastriot”, dhe T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tetë shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, huhet në njoftimin e policisë.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...