Konfirmohet shumë e saktë e parave të grabitura në Rinas më 9 prill.
Bëhet fjalë për 6 milionë euro që janë grabitur nga avioni gati për të lëvizur drejt Austrisë.
Kjo shumë konfirmohet nga 3 bankat e nivelit të dytë në deklaratat e tyre për prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht u aludua se ishin 10 milionë euro të grabitura, raporton balkan web.
Pak minuta pas grabitjes, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj. Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.
Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...