Zbulohet shtëpia e prostitucionit online

10:31 | 20 Shkurt 2018
M. A.

Është zbuluar nga policia e Tiranës një bazë e prostitucionit virtual në Tiranë, ku ushtronin aktivitetin 7 vajza të moshës 22-31 vjeçare. Në kuadër të operacionit “Chat Line 4”, uniformat blu kanë vënë në pranga 24-vjeçaren Anushe Ll., e cila administronte studion nga ku vajzat ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Sakaq, në pranga është vënë edhe një 25-vjeçar nga Tirana, Met Tali, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim edhe dy shtetase të tjera, S.B, 33 vjeç, dhe D.G, 29 vjeç, pasi akuzohen për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme