Autoritetet policore në Durrës kanë organizuar e finalizuar operacionin e koduar “Krahët e krimit”, falë së cilit u zbulua një ‘shtëpi bari’ dhe u sekuestrua një arsenal armësh.
Rreth 440 rrënjë kanabis u zbuluan në një shtëpi 4 katëshe në fshatin Sallmonë të Shijakut, në pronësi të 2 vëllezërve. Në të njëjtën shtëpi, autoritetet zbuluan edhe një arsenal armësh, të fshehura në një ambient me mure të dyfishtë. Mes armëve u gjetën 10 kallashnikovë, granata, municione etj.
Autoritetet poashtu arrestuan një prej vëllezërve, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.
Policia thotë se “dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe bimët narkotike mund të jenë financuar nga këto grupe”./tvklan
Nesër LDK prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e ...
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë