Instituti i Mjekësisë Ligjore e konsideron të zbuluar shkakun e helmimit masiv që ndodhi tek 76 qytetarë mbështetës të opozitës, në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 25 qershorit në Tiranë.
“Probabiliteti më i lartë për problemet shëndetësore të konstatuara tek 50 mostrat e marra në analizë është që ato të jenë shkaktuar si pasojë e rrezatimit të prozhektorëve si pasojë e qëndrimit nën këtë efekt për 2-3 orë”,- thuhet ndër të tjera në aktin e ekspertimit të Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit thonë se mjekësia ligjore e ka bazuar ekspertimin në analizimin e të dhënave nga mostrat e marra tek 50 shtetas nga totali prej 76 personash që u patraqitën me shqetësime në spital (QSUT).
Personat u paraqitën në urgjencë më 28 maj, një ditë pasi kishin marrë pjesë në hapjen e fushatës së opozitës më 27 maj 2017 në Tiranë.
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani