Janë zbuluar dy nga tre emrat e shtetasve që tentuan të hynin fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, të cilët dyshohet të jenë agjentë rusë. Të njëjtit, mbrëmjen e së shtunës sulmuan dy ushtarë shqiptarë që po punonin si roje mbrojtëse.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva është me pasaportë ruse, ndërsa Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, raporton abcnews.
Dy ushtarë shqiptarë, të cilëve u ishte caktuar detyrë ruajtja e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi të njëjtit janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.
Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.
Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur mjete djegëse (sprej) dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.
Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës për trajtim mjekësor.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...