Më jep, të të jap. Mbështetja e hapur e Belgjikës ndaj Shqipërisë sa i përket hapjes apo jo të negociatave për në Bashkimin Europian duket se ka dhe anën tjetër të medalies.
“Ne vlerësojmë përpjekjet që janë marrë nga qeveria Rama në fushën e së drejtës, në reformën në drejtësi. Nuk janë të lehta për t’u zhvilluar. Rekomandimi hap mundësinë pa kushte drejt anëtarësimit, por në javën e ardhshme do të ketë bisedime shumë të rëndësishme në gjirin e BE. Në Sofje do të diskutohet për të ardhmen e BE dhe të rajonit. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë për të nxitur zhvillimet mbi vendimin që do të merret në qershor. Ne do të shprehemi në qershor, por tani dëshirojmë që të vazhdojmë përpjekjet e afrimit të Shqipërisë me BE”, tha Kryeministri belg gjatë vizitës në Tiranë.
Por në fakt udhëtimi i kryeministrit belg në Ballkan kishte dhe një tjetër qëllim. Ai ka marrë OK nga Tirana se në votimin e 8 Qershorit vendi ynë do të votojë pro Belgjikës që të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Gara e fortë është mes tre vendeve, Gjermanisë, Belgjikës dhe Izraelit dhe bëhet fjalë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2019 dhe 2020.
Në organizmin më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara marrin pjesë gjithsej 15 vende. Pesë fuqitë që kanë të drejtë vetoje janë SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe dhe kanë vend të përhershëm në Këshill. Dhjetë vendet e tjera të Këshillit jepen për dy vjet.
Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders ka thënë se ishte optimist, ndërsa dhe çifti mbretëror ka nisur takimet.
“Unë jam optimist nga natyra dhe besoj se kemi bërë një fushatë të shkëlqyer,” u tha ministri Reynders gazetarëve.
Të hënën, homologu i tij iranian Mohammad Jaraf Zarif e siguroi atë për mbështetjen e Republikës Islamike.
“Shqipëria gjithashtu konfirmoi se do të votonte në favorin tonë. E vetmja pengesë është se votimi është sekret,” ka thënë me shaka kreun e diplomacisë belge./gazeta shqiptare
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’