Google ADS

Zbulohet një magazinë me lëndë narkotike në Korçë, arrestohen disa persona

15:30 | 24 Tetor 2024
E.K

Zbulohet nga policia një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për tu shitur. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop. Mësohet se janë arrestuar 5-6 persona.

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme