Zbulohet gjyqtarja që votoi kundër lirimit të Saimir Tahirit

00:15 | 30 Maj 2018
Trina Galanxhi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka fituar për të dytën herë në Apel, përballë me prokurorinë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj, dhe Saida Dollani janë ndarë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Në vendimin e djeshëm gjyqtarët janë ndarë dy pro Tahirit dhe një kundër, për lirimin e tij nga arresti shtëpiak. Gjyqtarja që ka dalë kundër lirimit të Tahirit është Saida Dollani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme