Elona Gjebrea, ish-zëvendësministrja e Brendshme dhe kryesuesja e listës së deputetëve socialistë për Tiranën, u bë personazh i njohur ditët e fundit pasi media aludoi se ajo është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen Tahiri.
Sipas burimeve të cituara nga disa portale, zonja Gjebrea dyshohet të ketë udhëtuar së bashku me ish-shefin e saj për në Greqi në të njëjtat ditë kur makinën e kanë patur në përdorim vëllezërit Habilaj.
Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak të sekretit hetimor nuk mundet as ta provojë por as ta përgenjeshtrojë këtë lajm, deputetja e PS me një fjalor aspak të denjë për një zonjë që ka qenë numri 2 i Ministrisë së Brendshme iu hakërrye gazetarëve për pyetjet që i drejtuan lidhur me këtë çështje duke preferuar të përdorë madje dhe gjuhën e shumë kritikuar të Kryeministrit për “median e kazanit”.
Zonja Gjebrea ndoshta nuk e di se është e detyruar t’u përgjigjet gazetarëve, qoftë edhe me fjalët e arta “nuk kam koment” dhe jo të fyejë ata që e pyesin për një shqetësim të ditës.
Aq më shumë ajo mban përgjegjësi për ato që ka bërë kur ka qenë zëvendësministre sikundër dhe për veprimet e familjarëve të saj. Gjë që zonja në fjalë nuk duket ta ketë bërë, ndërsa bashkëshorti i saj Arjan Hoxha nuk e ka kaluar dot “vetting”-un e dekriminalizimit, test i çdo punonjësi të administratës.
Nëse për momentin askush nuk mund të vërtetojë apo të hedhë poshtë faktin nëse ajo është thirrur për të dëshmuar tek Krimet e Rënda, të paktën për bashkëshortin e zonjës deputete letrat zyrtare flasin më qartë ndërsa ka fshehur faktin se ka qenë i dënuar me 8 muaj burg për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave zyrtare.
Arian Viktor Hoxha, bashkëshorti i zonjës deputete është deklaruar fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumentave shtetërorë dhe gjykata e ka dënuar me 8 muaj e 25 ditë heqje lirie. (dokumenti bashkëngjitur)
Por kjo nuk do të kishte ndoshta asnjë efekt për karrierën e zonjës Gjebrea nëse bashkëshorti i saj nuk do të punonte rreth tre vite më parë si këshilltar i ministrit Gjiknuri dhe me këtë rast i është dashur të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit. (dokumenti më poshtë )
Pikërisht në këtë moment, zoti Hoxha është bërë subjekt verifikimi nga sektori i dekriminalizimit, ku pas verifikimit është konstatuar se ai nuk e ka deklaruar dënimin, sipas detyrimit ligjor që kanë të gjithë zyrtarët e administratës publike.
Dosja e tij i është përcjellë më tej Prokurorisë së Tiranës, ndërsa dy vitet e fundit bashkëshorti i deputetes Gjebrea punon për një projekt shumëmilionësh të Bankës Botërore me OSSHEE.
Pra, përveç se i dënuar, bashkëshorti i zonjës Gjebrea ka mashtruar me vetëdeklarimin, akt që ka çuar në heqjen e mandatit për disa deputetë apo kryetarë bashkie.
Zonja Gjebrea është deputete e re e Kuvendit të Shqipërisë dhe në këto pak muaj punë të parlamentit nuk ka qenë shumë aktive në debatet e zhvilluara atje.
Ndoshta emri i saj dhe gënjeshtrat e bashkëshortit do të mbeteshin të panjohur për publikun nëse nuk do të përflitej për udhëtimin e famshëm me Audin 003. Megjithatë, për sa kohë një pjesë e shtypit dhe opozita e akuzojnë për këtë fakt, ish zëvendësministrja duhet të paktën të ketë mirësinë të përgjigjet me seriozitet dhe pa batuta.
Ndoshta këtë herë për veten, dhe një herë tjetër edhe për familjarët e saj të afërt. /Opinion.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...